Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, takon rektorin e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, takon rektorin e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar rektorin e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema, kryesuesen e Këshillit Drejtues të UP-së, Ardiana Bunjaku dhe përfaqësues tjerë të KD-së dhe të Parlamentit Studentor të UP-së, të cilët i ka uruar për një fillim të mbarë e të suksesshëm të vitit të ri akademik 2018/19. “Universiteti i Prishtinës padyshim është kupola e arsimit të lartë në Kosovë dhe të gjithë së bashku, në bashkërenditje me Këshillin Drejtues, Parlamentin Studentor, profesorët dhe studentët, mund dhe duhet ta bëjmë më të mirën e mundshme që ky institucion i dashur për të gjithë, vërtetë të shkëlqejë në çdo aspekt”, ka thënë Bytyqi. Ai ka shtuar se MAShT-i është e interesuar dhe e përkushtuar për rritje të vazhdueshme të cilësisë në këtë institucion, që Universiteti i Prishtinës të jetë shembulli i suksesit për të gjithë. “MAShT-i, me politika adekuate mbështetë fuqishëm Universitetin e Prishtinës në rritën dhe zhvillimin e tij akademik dhe jemi të gatshëm që kurdoherë që është nevoja të ofrojmë mbështetjen e duhur në zgjidhjen e problemeve eventuale që shfaqen, në funksion të zhvillimit të UP-së, realizimin e agjendave dhe ngritjen e cilësisë, si synim i përbashkët i të gjithëve. Ne jemi të gatshëm të mbështesim edhe Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, çdo kërkesë të tyre të arsyeshme, e cila është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim dhe në interes të studentëve tanë”, ka thënë Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …