Pas deklarimit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ai është i gatshëm që t’i vizitojë tri komunat e Kosovës lindore, qeveria serbe është alarmuar. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se urdhër arresti për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykata serbe është ende në fuqi dhe ai do të arrestohet nëse hyn në Serbi. “Është në fuqi urdhri për arrestimin e tij dhe gjithsesi që do të arrestohet nëse mund të kapet nga Policia”, ka thënë Stefanoviq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
