Ministri Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar lirimin e Tomor Morinës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i është drejtuar me letër ministres së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar lirimin e Tomor Morinës. Ai ka  kërkuar shqyrtimin e aspekteve ligjore dhe rrethanave të tjera për lirimin e Tomor Morinës, i cili u arrestua në territorin e Maqedonisë së Veriut më 24 korrik sipas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Është bërë praktikë politike e pakuptimtë dhe tërësisht irracionale, përndjekja që Serbia vazhdon t’iu bëjë qytetarëve tonë përmes flet arresteve ndërkombëtare, baza e të cilave derivon kryesisht nga regjimi famëkeq i Millosheviqit. Iracionaliteti i këtyre kërkesave bazohet  në juridiksionin inekzistent të saj mbi Kosovën përderisa Republika e Kosovës është shtet sovran dhe askush s’ka të juridiksion mbi të e shtetasit e saj, po e shpërfaqë jo vetëm këtë praktikë, por edhe logjikën e pushtetit të Beogradit si logjikë e përndjekjes së shtetasve tanë për qëllime politike dhe aspak për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …