Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri viziton Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, premton fuqizimin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri viziton Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, premton fuqizimin e gjyqësorit

Gjatë kësaj të hëne, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit, ku është pritur nga Avokati i Popullit,  Hilmi Jashari. Ministri Tahiri e ka njoftuar Jasharin, për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit. Në këtë kuadër, ministri Tahiri theksoi rëndësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, si një prej institucioneve më kredibile në vend, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhur me punën e të gjitha institucioneve publike. Krerët e dy institucioneve u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohet drejtësi më efikase, duke u theksuar se bashkërendimi i veprimeve me akterët e drejtësisë do të ndihmonte në adresimin më të shpejtë të problemeve, që përfundimisht do të mundësonte qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Thorbjørn Jagland në dokumentet e Epstein: Rikthehen kritikat ndaj ish-kreut të KiE për lidhje dhe deklarata të rënda ndaj Kosovës

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, është përmendur në dokumentet e publikuara …