leoni

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, priti ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, priti ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ka pritur  ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjen e demarkacionit. Ai i ka uruar ambasadores Hoxha një mision të suksesshëm diplomatik në Mal të Zi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy vendeve do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj. Sipas njoftimit nga MPJ e Malit të Zi, ministri Raduloviq vlerësoi se marrëdhëniet përmbajtësore ndërmjet dy vendeve vërtetohen me faktin se në vitin 1999 Mali i Zi hapi dyert për 200 mijë refugjatë nga Kosova, gjë që tregoi përkushtimin e vendit tonë për ruajtjen e harmonisë multietnike. “Si vendi më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar ndaj bashkëpunimit të mirë rajonal, stabilitetit dhe paprekshmërisë së kufijve të përcaktuar reciprokisht”, citohet të ketë thënë Raduloviq.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …