Prokuroria në Maqedoni njofton se deri tani janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor

Ministri i Mbrojtjes, Mehaj njofton se Maqedonisë së Veriut i ka ofruar kapacitetet e FSK-së për tejlakimin e situatës në Tetovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se e ka ngushëlluar ministren e  Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska dhe kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, pas shpërthimit të mbrëmshëm në spitalin e këtij qyteti ku mbetën të vdekur disa persona. Mehaj gjithashtu i ka ofruar Shekerinskas dhe Arifit kapacitetet e Kosovës për tejlakimin e kësaj situate. “Ministres së Mbrojtjes Shekerinska dhe kryetares se Tetoves, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data …