Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në disponim raketat amerikane ‘Xhavelin’. Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti. Ministri Maqedonci duke folur për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, tha se atë deklarata verbal nuk janë diçka të re, mirëpo institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përgatitura. Lidhur me funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, ministri Maqedonci tha se ai është funksional, mirëpo parashihen edhe investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
