Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se kapacitetet ushtarake të FSK-së tejkalojnë disa vende të Ballkanit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lart Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se kapacitetet e saj ushtarake tejkalojnë disa prej vendeve të Ballkanit. Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Maqedonci deklaroi se gjatë qeverisjes mbi trevjeçare ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve të pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet strategjike si Bayraktar dhe Javelin, me çmime më të ulëta se në vitet e kaluara. Ai gjithashtu njoftoi se FSK-ja do të marrë pjesë në stërvitjet e mëdha ushtarake duke shtuar se investimet në teknologji dhe sisteme të reja kanë fuqizuar ndjeshëm kapacitetet luftarake të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …