leoni

Armend Mehaj është pritur në takim nga homologun e tij turk, Yashar Guler

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është pritur në takim nga homologun e tij turk, Yashar Guler

Teksa ditëve të fundit u bë lajm i madh fakti se Kosova kishte blerë dronë “Bayraktar” nga Turqia, duket se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve nuk do të ndalet. Kështu së paku ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim, ku ka treguar se ka takuar homologun e tij turk, Yashar Guler, gjatë vizitës zyrtare në Turqi. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë në edukim, trajnim dhe misione të përbashkëta, duke siguruar një partneritet të fuqishëm për të dy vendet tona. Forcimi i ushtrisë sonë për paqe dhe mbrojtje të vendeve tona”, tha Mehaj. Lajmi se Kosova ka blerë dronë nga Turqia u komentua shumë, sidomos nga shteti fqinj, Serbia. Shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ndërpresë blerjen e dronëve nga Turqia pasi, sipas tij, ky vend i shiti Kosovës të tillët. Madje nga ky vend pati pretendime se Kosovës i janë falur ata dronë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …