Ministri i MIN, Muzafer Shala thotë se brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT

Ministri i MIN, Muzafer Shala thotë se brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT. Ai ka thënë se qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën. “Kemi paraparë që t’i kemi 15 qendra të inovacionit brenda katër vjetësh, po ashtu kemi paraparë t’i kemi 5000 start up biznese inovative për një periudhë dhjetëvjeçare, kurse 1 800 sosh vetëm për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Shala. Duke folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ai thekson se PDK-ja në këto zgjedhje do të dalë partia e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …