Hekuran Murati

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati lavdëron punën e ministrisë që e drejton

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati lavdëron punën e ministrisë që e drejton. Ai ka shkruar se fal menaxhimit të mirë të parasë publike, është arritur që të ndryshohet trendi i borxhit shtetëror. “Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …