Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me plazmë kovalescente

Ministri, Armend Zemaj e nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me plazmë kovalescente

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse. Ai në rrjetin social ka shkruar se në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, ka nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me virusin si terapi mbështëse”. Zemaj ka bërë të ditur se qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …