Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë se në fund të qershorit nis furnizimi me barna

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë se në fund të qershorit nis furnizimi me barna

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare, ende po mungojnë edhe gjërat më elementare. Qytetarët po detyrohen t’i blejnë vet, si barnat ashtu edhe materialin shpenzues. Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë për TV21 se në fund të qershorit, do të filloj furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues. Ai ka folur edhe për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore i cili sipas tij do t’u mundësoj qytetarëve që t’i  marrin pa pagesë barnat jashtë spitalore. Ministri Ismaili tha po ashtu se në fund të vitit 2019 qytetarët do të kenë sigurime shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …