Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë së Siptali i Ferizajt do të jetë nga më modernët në vend

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë së Siptali i Ferizajt do të jetë bashkëkohor dhe nga më modernët në vend

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se si do të duket spitali i Ferizajt, gurëthemeli i të cilit u hodh javën e kaluar. Ai ka thënë se spitali i ri do të jetë bashkëkohor dhe do të përmbushë nevojat e rreth 250 mijë qytetarëve për shërbime mjekësore sekondare: 100 mijë banorëve të Ferizajt dhe rreth 150 mijë qytetarëve të qyteteve përreth, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë e Shtërpcës. “Spitali  i Ferizajt, nga më modernët në vend, gurëthemelin e të cilit e hodhëm javën e kaluar. Projekti ynë prej 10 milionë euro, do të ndërtohet në një hapësirë prej 2.7 hektarë. Objekti shtatë katësh me 22 mijë metra katrorë, do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standartet e një spitalit të përgjithshëm. Urime edhe njëherë Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtime e Shtërpcë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …