Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj: Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë

Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj: Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë

Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet për hapjen e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, të Shtupeqi i Madh, ku ka pasur rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve.

“Qytetarë të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që në rrugën nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13’të, të shkaktohen rrëshqitje të dheut e të gurëve e rrjedhimisht të ketë bllokim të rrugës. Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve. Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë”, ka shkruar në një postim të tij ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …