MINISTRI I INFRASTRUKTURËS PAL LEKAJ U TAKUA ME KRYETARIN E GJAKOVËS ARDIAN GJINI

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.

Kryetari Gjini, ka falënderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe të nevojshme infrastrukturore.

Ministri Lekaj dhe kryetari Gjini, kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor

Të premtën në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal …