Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Bled të Sllovenisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Bled të Sllovenisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj  po qëndron në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në Forumin e Bledit, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec. Ai ka zhvilluar edhe një takim bilateral, për të konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për të avancuar agjendën e re në fushat e interesit dypalësh. Ministri, falënderoi homologun e tij për mbështetjen dhënë Kosovës dhe qartësinë e politikës së jashtme të Sllovenisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në koordinim të agjendës multilaterale me Kosovën. Ministri Hoxhaj, e njoftoi homologun e tij edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën e saj euroatlantike, veçmas për nevojën përkrahjes nga Lubljana për liberalizimin e vizave dhe qasjen në programet e BE-së. Sllovenia mbetet një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë me afro 300 milion euro investime në fushën e telekomit, industrisë së naftës dhe teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Kosova po përballet me një krizë politike të qëllimshme

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se Kosova po përballet me një krizë politike …