Ministri Krasniqi po merr pjesë në Sallonin e Bujqësisë në Francë

Ministri Krasniqi po merr pjesë në Sallonin e Bujqësisë në Francë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, po merr pjesë në sesionin e 54-të të Sallonit të Bujqësisë, një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë, në të cilin prezantohen zhvillimet e bujqësisë në Francë, si dhe në vende të ndryshme të botës. Gjatë kësaj vizite, e cila po bëhet me ftesë të homologut të tij francez, Stephane Le Foll,  ministri Krasniqi ka takuar ministrat pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si dhe zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare franceze që kanë në fokus bujqësinë. Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sektor me vendet e ndryshme, pjesëmarrëse në këtë eveniment. Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …