MINISTRI LEKAJ VIZITOI KOMUNËN E KAÇANIKUT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kaçanikut, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Besim Ilazi. Në këtë takim u bisedua për vazhdimin  projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë si dhe tejkalimin e pengesave të cilat janë paraqitur si dhe  projektet që do të kryhen në të ardhmen. Gjatë këtij takimi ministri Lekaj theksoi se do t’i përkrahë projektet e infrastrukturës rrugore të komunës së Kaçanikut. Pas këtij takimi ministri Lekaj e vizitoi edhe fshatin Kovaçe, në pjesën ku ka rrëshqitur toka pas punimeve që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e Autostradës, “Arbër Xhaferi”. Ministri Lekaj iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas mbledhjes së të dhënave nga ana e komisionit do të dalim me veprim konkret.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …