MINISTRI LEKAJ VIZITOI KOMUNËN E OBILIQIT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Obiliqit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi. Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore të kësaj komune të cilat do të realizohen në të ardhmen. Pas këtij takimi, ministri Lekaj tha: “Sot jam te kryetari i Obiliqit, kryetari më i vendosur  dhe më kërkues, për projektet. Unë e përgëzoj për punën që e ka bërë gjatë mandatit të tij si kryetar duke realizuar me sukses projekte të shumta që kanë pasur impakt pozitiv për qytetarët e kësaj komune. Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të gatshëm që të përkrahim projektet rrugore të Obiliqit në vlerë deri në 3 milionë euro. E sigurova kryetarin se ministria jonë do të përkrahë projektet e kësaj komune të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Ndërsa kryetari Gashi e falënderoi ministrin Lekaj, për këtë vizitë.”Ne bashkëbiseduam me ministrin Lekaj për problemet e infrastrukturës rrugore të komunës së Obiliqit. Ministrin Lekaj e njoftova edhe me problemin që është në magjistralen M2 lidhur me ndriçimin e kësaj pjese si dhe për problemet e zhurmës që krijohen nga autostrada. Po ashtu e njoftova edhe me gjendjen e rrugëve se ku është e domosdoshme që të investohet”. Pas këtij takimi ministri Leka dhe kryetari Gashi inspektuan punimet në urën e fshatit Plemetin dhe rrugën që lidhë fshatrat Palaj-Grabovc.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …