Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka kandiduar për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit

Ministri Nenad Rashiq, shpreson që Qeveria e Kosovës ta pranojë një Asociacion ose një vet-menaxhim sikur e quan Albin kurti

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta pranojë një Asociacion ose një vet-menaxhim, pasi, sipas tij, është në interes të Kosovës, Jam optimist i madh, pasi Qeveria, ose cilëndo qoftë që do të vijë, do ta pranojë një Asociacion, sepse, kjo është mënyra e duhur dhe mënyra evropiane. Rashiq thotë se draft-statuti i Asociacionit nuk paraqet rrezik për multietnicitetin, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes. Unë shoh vetëm aspekte pozitive. Marrëveshjet e tilla, sa i përket fuqizimit të të drejtave të grupeve  të ndryshme ose komuniteteve janë  absolutisht një nivel standard në shumë shtete të Evropës, prandaj duhet ta kuptojmë dhe mund ta marrim shembull mostrën e shteteve tjera. Atje njerëzit po jetojnë shumë mirë, edhe pse flasin shumë gjuhë tjera, saktësoi ministri Nenad Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …