Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Ministri Pacolli, sot para ambasadorëve të shteteve mike e hapë solemnisht kryesimin e SEECP-it nga Kosova

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, sot para ambasadorëve të shteteve mike do të hapë solemnisht kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe do t’i prezantojë prioritetet e vendit tonë gjatë këtij kryesimi. Republika e Kosovës merr kryesimin e nismës rajonale të SEECP dhe është e rëndësishme, pasi kjo po ndodh në të njëjtin vit kur Kosova tashmë ka kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve. Sipas njoftimit, Pacolli kohë më parë vlerësoi se SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike. Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar dhe kryesinë e mëhershme e kishte Bosnja e Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi vendi ynë ishte ftuar me fusnotë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …