Ministri Reçica, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

 

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ushtarët e KFOR-it amerikanë, për ti falënderuar këta të fundit dhe shprehur mirënjohjen për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve. Përkushtimi për ngritje të mirëqenies së të moshuarve në këtë shtëpi, është obligim i yni të cilin me konsistencë po e përmbushim. Çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë, ka thënë me këtë rast ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …