Ministri Reçica priti përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, priti në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, z. Ismet Mulaj dhe z. Skënder Krasniqi. Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me MPMS-në, për të krijuar vende të reja pune, në mënyrë që të zvogëlohet numri i punëkërkuesve dhe mundësia e zvogëlimit të familjeve me asistencë sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për aplikim për trajnime dhe grante në sektorin e Bujqësisë

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) fton të gjithë të interesuarit – …