Ministri Reçica thotë se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë në vendin tonë

Ministri Reçica thotë se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë në vendin tonë

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, të cilin e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit. Ndërkaq, ambasadori O’Connell foli për punën e bërë viteve të fundit, duke veçuar përpjekjet sa i përket nisjes së procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Reçica tha se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë dhe se ky kontribut do t’i mungojë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj rangohet e para nga komunat e mëdha në masat e ndërmarra për mjedisin dhe efiçiencën e energjisë

Me projektet e nismat e shumta të ndërmarra në fushën e mjedisit, Ferizaj rangohet e …