Ministri, Rrustem Berisha, po merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes ShBA-Karta e Adriatikut, në Mal të Zi

Ministri, Rrustem Berisha, po merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes ShBA-Karta e Adriatikut, në Mal të Zi

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha,  me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq po merr pjesë në punimet e Konferencës së ministrave të mbrojtjes në kuadër të iniciativës ,,ShBA-Karta e Adriatikut (A-5) që po zhvillon punimet në qytetin e Budvës në Mal të Zi. Në takim po marrin pjesë:  Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Vendi, Laura Kuper, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Mbrojtjes së Bosnjes dhe Hercegovinës Marina Pendes, i Kroacisë Damir Krstiqeviq, i Maqedonisë  Radmilla Shekerinska, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë  Olta Xhaçka, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë Millosh Bizjak si dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Zhivkoviq.

Në fjalën e hapjes kryetari i qeverisë malazeze Predrag Parkoviq ka thënë se  konferenca e ministrave të mbrojtjes ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ për lëndë kryesore ka sigurimin e mbështetjes për vendet aspirante në procesin e anëtarësimit në NATO. Ai ritheksoj se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë për të përmbushur  objektivat e strategjik për forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral në mes të vendeve të Evropës Juglindore.Ndërsa, ministri Boshkoviq tha se ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ është një forum i rëndësishëm për promovimin e aspiratave euro-atlantike të vendeve të Evropës Juglindore, si dhe një instrument i fuqishëm për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Laura Kuper theksoi rëndësinë e rolit të Kartës në përforcimin e mirëkuptimit reciprok dhe besimit në vendet e rajonit. Ajo tha se sfidat e sigurisë nuk njohin kufij, krijojnë një nevojë për të përcaktuar burime dhe projekte të  përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, në këtë drejtim SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve në rajon. Pjesëmarrësit e takimit konfirmuan  vendosmërinë për të vazhduar të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e dialogut politik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të sigurimit të qëndrueshëm të  paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …