Ministri rus, Llavrov gjatë takimit në Anatalja të Turqisë, tha se me ministrin ukrainas, Kuleba diskutoi disa çështjet humanitare

Ministri rus, Llavrov gjatë takimit në Anatalja të Turqisë, tha se me ministrin ukrainas, Kuleba diskutoi disa çështjet humanitare

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov, gjatë takimit të sotëm në Anatalja të Turqisë  ka bërë të ditur se ministrin e Ukrainës Dimitri Kuleba  diskutoi çështje humanitare,  duke përfshirë atë që “trupat po bëjnë për të mbrojtur civilët”. Lavrov akuzoi gjithashtu “nacionalistët” ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Ministri tha gjithashtu se janë diskutuar korridoret humanitare në Ukrainë, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend. Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në agjendë, u tha ai gazetarëve. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet. Kryediplomati rus tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur …