Ministri serbi Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë

Ministri serbi Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së  Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë. Ai ka thënë se urdhër për këtë ka dhënë kryetari  i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq. Lajmi u bë i ditur pasi ministri,  Xhelal Sveçla, ka thënë në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe. Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri të Kosovës, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …