leoni

Kujtim Shala

Ministri Shala: Majlinda ka shkruar historinë e re të sportit të Kosovës

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike ”Rio 2016”, ku është kurorëzuar me medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg.

“Majlinda me talentin dhe suksesin e saj ka shkruar historinë e re të sportit të vendit tonë ngase sjellë medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e Kosovës dhe fitorja e saj në Lojërat Olimpike “Rio 2016” është një dëshmi e sukseseve të sportit e të shtetit tonë. I dëshiroj suksese të mëtejme në rrugën e saj në sportin e xhudos, tha ministri Shala.

Ngadhënjimi i Majlindës dëshmon për cilësitë që ka sportistja e jonë që njëherësh është edhe krenaria e shtetit tonë. Dhe, suksesi i saj në Rio, na bën të gjithëve që të ndihemi krenarë, tha ai.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja do të punojë në përkrahjen sportit në Kosovë duke mundësuar rritjen e cilësisë së tij dhe në përfaqësim sa më konkurrues në arenën dhe ngjarjet ndërkombëtare sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …