Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Zemaj dhe Daka kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Besianë dhe Mitrovicën Veriore. Ministri përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se si rezultat i gjendjes aktuale me COVID-19, konsiderojnë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
