Ministri Zharku nënshkroi dy udhëzime administrative

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku nënshkroi dy udhëzime administrative: (MI) Nr. 13/2017, për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patenë-shofer, si dhe udhëzimin administrative (MI) Nr. 14/2017 për dhënien e provimit për patentë shofer.

Udhëzimi Administrativ, për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patenë-shofer, ka për qëllim të përcaktoj plan-programin e aftësimit të kandidatëve për shofer dhe mënyrën e aftësimit për kategoritë “AM”, “A1”, ”A”, ”B1”, ”B”, ”C1”, ”C”,” D1”, ”D”, ”B+E”, ”C1+E”, ”C+E”, ”D1+E”, ”D+E”, ”L”, ”M” dhe ”T si dhe trajnimin e veçantë për kategoritë “A2”, “BE”, “D1”, “D1E”, “D” dhe “DE”.

Ndërsa, Udhëzimi Administrativ për dhënien e provimit për patentë-shofer, ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për patentë- shofer, nga pjesa teorike dhe praktike, për kategoritë “AM” “A1”, “A”, “B1”, “B”, “C1”, “C”, “D”, “D1”, “B+E”, “C1+E”, “C+E”, “D1+E”, “D+E”, “L”, “M”,”T”, kriteret e vlerësimit, programi, dokumentacioni dhe çështjet tjera lidhur me provimin për patentë shofer.

Këto Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e Ministrit të Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …