Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më 18 Prill 2018, në orën 12:00, shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 18 Prill 2018,  në orën 12:00,  shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Në prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim GASHI, do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës, si:

Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi i III-të

Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut

Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt

Me këtë rast, do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike.

Aktiviteti mbahet në Parkun arkeologjik (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …