leoni

Ministria e Mbrojtjes hapi konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Ministria e Mbrojtjes hapi konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023 Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!

Kontrolloni gjithashtu

Sondazh i Top Channelit vë në pah se 79. 44 % e të anketuarve pajtohet me qëndrimin e Amerikës dhe Anglisë, kundër Ilir Metës

Akuzat dhe kërcënimet arrogante të  Ilir Metës kundër   SPAK-ut dhe Altin Dumanit, shkaktuan  reagime nga  …