Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bën apel për mos ndezjen e gomave për 1 Maj

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bën apel për mos ndezjen e gomave për 1 Maj

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj. Duke përkujtuar se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësishtë djegien e gomave dhe parashihen gjoba 100 euro, MMPH thekson se ndezja e zjarreve dhe në veçanti gomave janë veprime që do të ndëshkohen. “Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore”, thuhet në komunikatë. Për më tepër, MMPH paralajmëron se ndezja e zjarreve të tilla, bartë me vete pasoja të mëdha për mjedisin dhe ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …