Në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, organizon Konferencë ndërkombëtare një ditore me temë “Festimi i dhjetë vjetorit të pavarësisë: Arritjet dhe aspiratat”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
