Ministria e Punëve të Jashtme përmes një reagimi publik është munduar ta arsyetojë pagën mujore 7. 500 euro në muaj për Gani Jakupin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një reagimi publik është munduar ta arsyetojë pagën e Gani Jakupit, i cili si këshilltar i kësaj ministrie merr 7 mijë e 500 euro pagë mujore. Në reagim thuhet se, kontrata e përfolur është lidhur në kuadër të shtimit të kapaciteteve të Republikës së Kosovës për të depërtuar sidomos tek disa shtete të caktuara, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe për të ofruar konsulencë të mirëfilltë në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore. Konsulenti i përzgjedhur qenka një artist i njohur në qarqet e gjera kulturore dhe artistike të Evropës Perëndimore, e sidomos në Francë, Belgjikë dhe Spanjë, por edhe në një pjesë të madhe të shteteve të Amerikës Latine, por kush e njeh atë në Kosovë duke se nuk ka rëndësi për ministreshën, Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …