Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave

Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave, materialit shpenzues dhe citostatikëve. Sipas MSh-së, furnizimi me citostatikë tani është rreth 90 për qind, me çka mbulohen pothuajse të gjitha nevojat e qytetarëve të cilët sfidohen çdo ditë nga këto sëmundje.

“Furnizimi i qëndrueshëm është siguruar edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive, ku pas lëshimit të shërbimit 24-orësh është rritur vëllimi i punës dhe shpenzimet e materialeve. Për këto shërbime janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe qytetarët tanë të cilët do të kenë nevojë për to, nuk do të kenë nevojë të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke shpenzuar mijëra euro”, thotë ndër të tjera njoftimi i ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …