Fetullah Gylen

Ministria turke e Drejtësisë kërkon nga Amerika arrestimin e klerikut, Fethullah Gulen

Ministria turke e Drejtësisë i kërkoi formalisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës  arrestimin paraprak të klerikut islamik, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë e konsideron si organizatorin e grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Anadoll.Turqia ka kërkuar edhe më parë ekstradimin e Gulenit dhe ka nxitur SHBA-në ta arrestojë atë. Guleni jeton në SHBA që prej vitit 1999. Uashingtoni deklaroi nga ana e tij se “kërkon të shohë prova konkrete që kleriku është i përfshirë në puçin e 15 korrikut”.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …