Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Pas takimit dhe bisedave të zhvilluara me delegacionin faktmbledhës të  Bashkimit Evropian për vizat, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka shfaqur besimin e saj se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund shkojnë në BE pa viza. Ajo ka deklaruar se për ditë me radhë është takuar dhe ka biseduar me delegacionin  vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka shtuar më tutje se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …