Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutoi për ecurinë e procesit euro integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Ministrja Hoxha tha se Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin perëndimor dhe se rruga integruese euro-atlantike është e pandalshme. “Ne jemi të përkushtuar për të realizuar pritjet e qytetarëve tanë, lëvizjen e lirë dhe integrimin sa më të shpejtë euro-atlantik. Ne kemi përqafuar vlerat e këtij integrimi dhe i pranojmë si tonat, po punojmë që realizimi i këtij procesi të bëhet sa më i shpejtë. Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Hoxha.

Ambasadori gjerman, Heldt theksoi rëndësinë e implementimit sa më të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ofroi përkrahjen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. “Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën dhe procesi integrues është proces përmbajtjesor”, tha diplomati gjerman. Ai ka rikonfirmuar vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …