Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e cila e kryeson OSBE-në e viziton sot Shqipërinë

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e cila e kryeson OSBE-në e viziton sot Shqipërinë

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë këtë të martë në Tiranë. Sipas agjendës, Linde do të takojë akterë të ndryshëm politik ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë. Ndër të tjerat, ajo pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …