Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të Fondacionit Friedrich-Naumann-Stiftung dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen. Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj e njoftoi ish-deputetin gjerman me prioritetet e saj, veprimet dhe projektet që ajo është duke i realizuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Reshitaj falënderoi shtetin gjerman për kontributin e dhënë Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe ndihmën që sot qeveria gjermane po jep për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së.  Nga ana tjetër ish deputeti Manfred Richter, përgëzoi ministren për vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, dhe rikonfirmoi përkrahjen e pa rezervë të shtetit që ai përfaqëson, për Kosovën dhe ministrinë e mjedisit në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …