Ministrja e MPH, Albena Reshitaj: Nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat, Kosova do të jetë vend i pastër

Ministrja e MPH, Albena Reshitaj: Nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat, Kosova do të jetë vend i pastër

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, sot në Rahovec është shënuar Dita Botërore e Tokës, me  moton “Një botë pa ndotje të plastikës”. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në apelin e saj për mbrojtjen e tokës ka thënë se Kosova si vend në zhvillim mund të bëjë shumë në mbrojtjen e tokës, e kjo arrihet, sipas saj, vetëm nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat. “Jemi këtu bashkë me shumë studentë e nxënës, të cilët me idetë e tyre kreative na bëjnë të ndihemi të turpëruar nëse ne si institucione nuk punojmë me përkushtim për t’iu dhënë hapësirë dhe mundësi që të na ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit” deklaroi ministrja Reshitaj.

Ministrja ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka një strategji e cila parasheh veprime konkrete për mbrojtjen e tokës, siç është angazhimi për menaxhimin e mbeturinave. “E kemi dhënë një shembull të mire në Mitrovicë dhe Suharekë ku për dy dite kemi arritur t’i asgjësojmë të gjitha deponitë ilegale. Do të doja që të mos dalim me gjoba mandatore por jam e bindur që vet qytetarët do ta mbrojnë”, theksoi ministrja Reshitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …