Ministrja Hoxha në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të Jashtme të Islandës

Ministrja Hoxha në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të Jashtme islandëz

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të Jashtme të Islandës, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen. Ministri Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare. Kurse Hoxha ka falënderuar Thórdarson për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Gjykata Speciale po tenton ta shtrembërojë historinë e Kosovës dhe ta kriminalizojë luftën e drejtë të UÇK-së

Profesori universitar Arsim Bajrami ka reaguar fuqishëm ndaj zhvillimeve në proceset gjyqësore të Hagës, duke …