Ministrja, Olta Xhaçka, ka konfirmuar se në tragjedinë hekurudhore të humbën jetën 6 shqiptarë

Ministrja Olta Xhaçka, ka konfirmuar se në tragjedinë hekurudhore të humbën jetën 6 shqiptarë. Ajo ka publikuar emrat viktimave, ndërsa iu ka shprehur  ngushëllime familjarëve të tyre. Të mbyturit  shqiptarë në tragjedinë e shkaktuar nga ndeshja ballë për ballë e dy trenave, afër Larisës   janë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Joanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe  Pavlin Bozo. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident është shprehur ministrja Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …