Ministrja Reshitaj në Gjakovë, përuron fillimin e punimeve të projektit në vlerë afër gjysmë milion euro

Ministrja Reshitaj në Gjakovë, përuron fillimin e punimeve të projektit në vlerë afër gjysmë milion euro

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Krena”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka vlerën financiare afër gjysmë milion euro. Me këtë rast ministrja Reshitaj tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka prioritet rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në tërë komunat e Republikës së Kosovë. Reshitaj tha po ashtu se rregullimi i shtratit të lumit Krena do të jetë në dobi të banorëve dhe vet komunës si dhe do të ruaj florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore. Para të pranishmëve, ajo vlerësoi se përmes projektit të rregullimit të shtratit të lumit Krena, komuna e Gjakovës do të përfitoj një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbej për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane. Reshitaj, tha po ashtu se MMPH-ja përveç lumenjve, ka prioritet edhe shtrirjen dhe instalimin e ujësjellësit në fshatrat e komunës së Gjakovës. Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetje në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Krena”, duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj.  Kryetari Gjini, tha se brenda tri viteve komuna e Gjakovës parasheh të përmbyll rregullimin e lumit Krena duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 kanë sjellë një garë të ngushtë mes partive kryesore në vend

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 …