Peter Stano

Miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit janë tema të takimit më 2 maj, në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, njoftoi  se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në rend dite do të jenë:  miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Peter Stano nuk i ka komentuar  kritikat e krerëve  shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.  Zëdhënësi i BE-së, ka saktësuar se takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë, Peter  Stano. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …