Miratohet buxheti i Komunës së Skenderajt për vitin 2024

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku ka marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën si pikë kryesore ka qenë buxheti për vitin 2024, që është 18,582,310.00 euro. Para se të kalohej në pikat e rendit të ditës, me kërkesën e kryesueses Spahiu, Kuvendi ka nderuar me një minutë heshtje eprorin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupet terroriste serbe në veriun e Kosovës. Më pas seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryetari Nura, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Kuvendit, ka thënë se buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm do të jetë një buxhet gjithëpërfshirës, me orientim zhvillimor për komunën e Skenderajt, dhe ku përfshihen të gjitha fushat që bien në përgjegjësinë e pushteti lokal. Në kuadër të rendit të ditës, janë miratuar edhe pikat tjera; propozim-vendimi për rregullimin e ndarjeve buxhetore nga një ndarje në një ndarje tjetër; propozim-vendimi për ngritjen e planit të të hyrave për vitin 2023; si dhe pika shtesë propozim-vendimi për miratim të organogramit të Komunës së Skenderajt.

May be an image of 14 people, people studying, lighting, crowd and office

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …