Miratohet kërkesa e deputetes Besa Gaxherrit për çështjen e cilësisë se ajrit

Miratohet kërkesa e deputetes Besa Gaxherrit për çështjen e cilësisë se ajrit

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të këtij komisioni ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të raportojnë urgjentisht për cilësinë e ajrit.

Kjo kërkesë është miratuar nga anëtarët e këtij komisioni, ku nesër në orën 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, Ilir Morina, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Mbështetje për Abdixhikun mes krizës në LDK: Lushaku-Sadriu kundër dorëheqjes së kryetarit

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka dalë hapur në mbështetje të Lumir Abdixhikut, duke thënë …