Mirëpritet rënja e numrit të të infektuarve

Rënja e numrit të të infektuarve me Covid-19 mirëpritet nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti. Në takimin e rregullt të këtij komiteti, u tha se përkundër që trendi i infeksionit në nivel vendi ka rënë, institucionet komunale dhe mekanizmat relevantë do të vazhdojnë angazhimin e plotë për ta ndërprerë përhapjen e mëtutjeshme. Kryetari Sokol Haliti tha se masat kundër pandemisë duhet të zbatohen me përpikmëri, duke mos lënë anash punët e përditshme. Ai tha po ashtu se do të koordinohen për fillimin e vitit të ri shkollor, që sipas tij, është sfidë në vete. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se edhe Policia e Kosovës do të jetë e angazhuar në mënyrë që ky proces të menaxhohet më lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …